Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, në takimin e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Zbatimit të Obligimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes e ka theksuar nevojën e hapjes së rrugës për fillimin e bisedimeve zyrtare për integrim në Bashkimin Evropian.
Ajo ka cekur se duhet pasur parasysh sfidat e shumëfishta me të cilat po përballet në këtë periudhë e gjithë Evropa, duke shtuar se me ndryshimet kushtetuese duhet zhbllokuar procesin e integrimit të vendit në BE.
Postimi i znj. Ajdari në rrjetin social:
Sot bashkë me anëtarët e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Zbatimit të Obligimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes, në Kuvend e mirëpritëm z. Mihael Rajfenshtul, Drejtor për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Rajfenshtul potencoi se është këtu për të na dëgjuar, për të dhënë mbështetje por njëkohësisht përcolli mesazhin e qartë se qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet sa më parë të plotësojë detyrat të dala nga korniza negociuese, pra me ndryshimet kushtetuese të çbllokojë procesin e integrimit të vendit në BE.
Në fjalën time, poshtu theksova nevojën e menjëhershme të hapjes së rrugës për fillimin e bisedimeve zyrtare duke pasur parasysh edhe sfidat e shumëfishta me të cilat po përballet në këtë periudhë e gjithë Evropa.