Kryetari i Lidhjes Demoraktike, Pavle Trajanov nuk e përjashton mundësinë disa prej partive më të vogla të ndryshojnë anën dhe të bëhen pjesë e bllokut opozitare, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, pas tentimit të pasuksesshëm për rrëzim të Qeverisë.
“Tani jemi 12 parti politike të cilët më herët kemi bashkëpunuar me VMRO-DPMNE, ndërsa tani jemi me LSDM-në. Si do të zhvillohen proceset, mendoj se një pjesë e tyre tani shumë shpejtë do të ndryshojnë pozitën dhe do të shkojnë në ananë tjetër”, ka thënë Trajanov në emisionin “Samo Vistina” në Kanal5.