Pasi gjykata penale e liroi nga akuza ish kryeministrin Nikolla Gruevski, për shkak të vjetërsimit të lëndës në rastin “Trajektorja” , deputeti I LSDM-së Aleksandar Kiracovski do të dorëzojë propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera nga zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk duhet të skadojnë. Një gjë të tillë ai e ka bërë publike nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk.
Aleksandar Kiracovski: “Shpëtimi i Nikolla Gruevskit nga ndjekja penale në rastin ‘Trajektorja’ është situata e cila nuk duhet të lejohet të lëshohet nga shikimi, duhet të parashikohet dhe të parandalohet, veçanërisht nëse merret parasysh gjyqësori skajshmërisht i korruptuar (me përjashtime), të jetë i gatshme në shërbim të ish kuadrit politik në sistemin gjyqësor. Ikja në Hungari dhe vjetërsimi i kësaj vepre, për shkak të skadimit të afatit 6 vjeçar, pa vendim të plotfuqishëm, nga opinioni lexohen si shpëtim i simbolit të nëntokës kriminale politike në kohën e qeverisjes së tij, Nikolla Gruevski. Pikërisht për këtë si deputet në Kuvendin e Maqedonisë tonë, dorëzoj propozim ligj me të cilin veprat penale të kryera nga zyrtarët e zgjedhur dhe emëruar nuk do të skadojnë.”