Deputeti nga radhët e LSDM-së, Masim Dimitrievski ka pohuar se mbrëmë është sulmuar në kafiterinë “Palas” nga dhjetë persona, ndërsa sipas tij, në mesin e tyre ka pasur disa policë civil. Dimitrievski ka thënë se disa persona të alkoolizuar janë futur në ahengun e tyre familjar dhe fillimisht në mënyrë verbale e kanë provokuar atë, ndërkaq më pastaj ka pasuar edhe përleshje fizike.
“Po marrë informacione se sulmuesit janë nga radhët e MPB-së, ndërsa dëshiroj t’i bëj thirrje profesionistëve të vërtet në MPB të zbardhin rastin. Shërbimet përgjegjëse a kanë identifikuar dhe a u kanë bërë test alkooli atyre personave? Sulmit i kanë paraprirë provokime klasike me bazë politike. Dyshoj se personat janë nga Kumanova por në interes të hetimit nuk do të komentoj më shumë se kaq.”, ka thënë Masim Dimitrievski, deputet i LSDM-së.
Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje lidhur me këtë rast.
“Më 06.04.2017, rreth orës një pas mesnate, në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, është paraqitur personi M.B, i punësuar në restoranin ‘Palas’, që ndodhet në lagjen Vera Kotorka-Kumanovë dhe ka paraqitur prishje të rendit dhe qetësisë publike. Menjëherë pastaj personi Z.A është paraqitur se në restorantin e përmendur, biri i tij V.A, ka qenë i sulmuar nga ana e personit M.D nga Kumanova- deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili dy herë e goditi me grushta në fytyrë pas çka i ka shkaktuar lëndime të dukshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga Sektori I Punëve të Brendshme të Kumanovës, thonë po ashtu se rasti i paraqitur është zbardhur dhe kundër autorit M.D. do të do ketë kallëzim adekuat.
Lidhur me rastin, kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE, ata nëpërmjet një komunikate, mes tjerash kanë thënë se sulmi fizik është bërë nga ana e deputetit, Dimitrievski ndaj një 23 vjeçari. Ndërkaq, në komunikatë më tej thuhet se kriminelët dhe tradhtarët e LSDM-së duhet të sanksionohen.
“LSDM është shndërruar në një strukturë mafioze e cila nuk ka më asnjë pikë të përbashkët me popullin maqedonas. Kulmi i sjelljes kriminele dhe të dhunshme të shoqërisë kriminele rreth kriminelit Zoran Zaev është sulmi fizik i turpshëm nga ana e deputetit Maksim Dimitrievski. Dhunuesi Maksim Dimitrievski, pa asnjë arsye me grushte ka sulmuar një 23-vjeçar për shkak se nuk i ka pëlqyer kënga maqedonase e cila është porositur. Ky skandal duhet të pastrohet deri në fund”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Sipas tyre LSDM është e kërcënuar dhe ka humbur kontrollin, duke parë se nuk mund të formohet një Qeveri e Tiranës, siç vlerësojnë ata.
Deputeti i LSDM-së pretendon se është rrahur… by tvshenjaofficial