Partia Liberal Demokrate ka sjellë vendim dy deputetët e saj të veprojë të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për deputetët Monika Zajkova dhe Bobi Mososki.
“Si parti kemi sjellë vendim që para shtatë muajve për veprim të pavarur në kuvendin për arsye të përfaqësimit më të mirë të vlerave liberale dhe hapësirë më të madhe për veprim për dy deputetët tanë. Kjo për ne paraqet veprim demokratik dhe nuk është e lidhur me tema ditore politike. Kemi lënë hapësirë të mjaftueshme për implementimin e këtij vendimi. PLD si dhe deputetët e saj do të vazhdojnë të përkrahin qeverinë dhe kjo do të konfirmohet me votimin për besim të ministrave Lupço Nikollovski dhe Bojan Mariçiq”, thonë nga PLD, përcjell SHENJA.