Deputetët e partisë “Levica” në Kuvendin e Maqedonisë, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, deri tek kryetari i Kuvendit, dorëzuan Propozim-Deklaratë për solidaritet me popullin palestinez dhe dënim të okupimit izraelit.
Në deklaratën e përbërë nga nëntë pika, e cila bazohet në disa akte ndërkombëtare dhe rezoluta të Kombeve të Bashkuara, mes tjerash kërkohet që të dënohen krimet e luftës mbi civilët palestinezë të kryera nga forcat e sigurisë izraelite dhe të dënohet politika e aparteidit mbi popullin palestinez.
Në deklaratën kërkohet nga Qeveria e Maqedonisë që ta pranojë shtetin e pavarur të Palestinës dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadave, ndërsa nga Presidenti i shtetit kërkojnë që ta tërheq menjëherë ambasadorin e Maqedonisë në OK, i cili ka votuar përmbajtur për Rezolutën në Kuvendin Gjeneral të OKB-së për mbrojtje të civilëve palestinez, si dhe kyçjen e pjesëtarëve të Armatës në misionet paqeruajtëse të OKB-së për ofrimin e ndihmës në Rripin e Gazës.
Ata thonë se teksti i deklaratës është i pranueshëm për të gjithë aktorët politik në Kuvendin e Maqedonisë. /SHENJA/
Data 31.08.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan takohet në Stamboll me homologun e tij saudit
- Më pak nxënës, më pak paralele: 433 klasa janë shuar në arsimin fillor dhe të mesëm
- VLEN: Fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë, Buteli duhet të gjejë zgjidhje
- Shkupi po bëhet i papërballueshëm: 60 metra katrorë kushtojnë gati 130 mijë euro!
- Nesër nis viti shkollor, rreth 14.500 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollore
- Çmime të reja të derivateve të naftës, ulet dizeli, shtrenjtohet benzina
- Velkovski: Ku janë subvencionet për grurin e korrjes së vitit 2025?
- 3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h



