https://www.youtube.com/watch?v=br_yRe3FrpM
Kohezioni politik dhe pajtueshmëria mes krerëve të më shumë komunave të Maqedonisë perëndimore, janë të nevojshme për tejkalimin e problemit me deponitë e kësaj pjesë të vendit. Ishte ky konstatimi i debatit të organizuar nga Civica për deponitë, ku pjesëmarrës ishin edhe krerët e disa komunave më të mëdha. Si të vetme, komunat nuk mund ta zgjidhin këtë problem.
Është fakt se komunat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme. Përse është kështu? Sepse përballemi me pasojat e së kaluarës sa i përket menaxhimit me komunat dhe mbetjet komunale por sfida megjithatë tani rrinë e drejtuar kah kryetarët e rinj. Por ky sistem do funksionojë vetëm nëse të gjithë paguajnë jo vetëm amvisëritë por edhe subjektet afariste që duhet të paguajnë dhe të ketë një çmim të përshtatshëm për të gjithë, edhe atë një çmim real – deklaroi Ana K. Maznevska min ekologji.
Bashkim SulejmaniKomuna e Tetovës, edhe pse zgjidhi pjesërisht problemin me dislokimin e deponisë në hyrje të qytetit, mbetet të merret me çështjen e deponive nëpër fshatrat e malësisë së Sharrit. Nga ana tjetër, as inspektorati komunal për ekologji, viteve të fundit nuk kanë shqiptuar asnjë dënim të vetëm për shkelësit.
Janë dy-tre elemente që ndërlidhen aty por ne kemi bërë edhe ristrukturimet e brendshme dhe jemi shumë të interesuar që ta rrisim praninë e inspektoratit dhe të mbajtësve të rendit, me qëllim të funksionimit të ligjit për pastërti publike – tha Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.
Zgjidhja, sipas OJQ-ve, kërkon një vetëdije më të lartë te qytetarët për kujdesin ndaj ambientit si dhe për të kërkuar llogari si nga krerët komunal po ashtu edhe nga pushteti qendror.
Civika Mobilitas insiston në nxitjen e aktivitetit qytetar dhe nuk do ndalemi vetëm në këtë debatë por do t’i nxisim qytetarët të bëhen aktiv kundrejt kësaj çështjeje të kërkojnë përgjegjësi nga krerët komunal dhe nga institucionet – u shpreh Gonce Jakovleska, CIVIKA.
Të ftuar në këtë panel ishin edhe kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe i Gostivarit Arben Taravari, por nuk morën pjesë.
Bashkim Sulejmani