Klubi Feminist që funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor pranë UEJL, tani disa javë është duke punuar në projektin e titulluar “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.
Gjatë debatit pritet të shpalosen rezultatet e anketës të realizuar në kuadër të projektit, ku bëhet e ditur se të anketuar kanë qenë rreth 300 studentë të Universiteteve në Tetovë. Anëtarët e Klubit Feminist kanë paralajmëruar se të anketuarit kanë denoncuar 15 profesorë të cilët kanë kërkuar favore seksuale studenteve në këmbim të notës.
Bëhet fjalë për profesor nga Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Nënë Tereza.


