Nga MPB, kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në harkun kohor nga ora 17:00 deri më ora 21:00, Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Departamentit të Policisë në komunën Qendër të Shkupit, realizuan kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik.
“Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 61 shoferë, prej tyre gjashtë për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tetë shoferë për mosposedimin e vërtetimit mejkësor gjatë kryerjes së transportit publik të udhëtarëve. Poashtu janë shqiptuar dymbëdhjetë masa për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, katër gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat janë shqiptuar gjoba përkatëse“, thonë nga MPB.
Nga atje bëjnë të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.