Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi aksion për sanksionimin e tejkalimeve jo të rregullta dhe drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, shkelje të cilat janë shkaqet më të shpeshta për fatkeqësi të komunikacionit me pasoja fatale.
Në territorin e tërë shtetit, kumtuan sot nga MPB-ja, janë sanksionuar 139 shoferë për tejkalim jo të rregullt, ndërsa 66 shoferë që kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Janë sanksionuar edhe 418 kundërvajtje tjera.
Nga MPB-ja paralajmërojnë se do të vazhdojnë me kontrolle të përforcuara, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.



