Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi e ka quajtur paradoksale kërkesën e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të qenë kryeparlamentar pa qenë pjesë e qeverisë.
Demi- Murtezi është shprehur se bashkëpunimet bëhen gjithmonë në qeverisje të përbashkët.
“Për mua personalisht është pak paradoksale me kërku me qenë në qeveri pa qenë pjesë e qeverisë, me qeveris bashkë vendin pa qenë pjesë e qeverisë por vetëm me pozitën e kryeparlamentarit. Bashkëpunimet bëhen gjithmonë në qeverisje të përbashkët, në këtë kuptim në rrjedhën e deritanishme, në praktikat e deritashme të politikave në vendin tonë bashkëpunimi nënkupton bashkëpunim ose marrje të përgjegjësisë në qeverisje. Kuvendi kalon ligje, roli I kryeparlamentarit nuk është I vogël sidomos në raste të caktuara por qeverisjen dhe atë që e prek populli dhe me të cilën shquhesh në terren edhe në popull është qeveria dhe ministritë përkatëse”, ka thënë ajo.
Megjithatë ka shtuar se Limaj për të mbetet një figurë e respektuar edhe si kryetar I partisë së tij, edhe për kontributin që ka dhënë në luftë por edhe për bashkëpunimin që do ta dëshironin në të ardhmen.