Demë Shehu është në mesin e pjesëtarëve të arrestuar të Grupit të Kumanovës, që më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 luftuan në Kumanovë. Pas katër viteve e gjysmë të kaluar në burg, ai sot ka përjetuar gëzimin më të madh, sepse për herë të parë është lejuar ta vizitojnë edhe fëmijët e tij Syla dhe Enesa.
“Sot,për herë të parë, pas katër vite e gjysmë, Syla dhe Enesa e përqafuan e Babain e tyre!”, ka publikuar në facebook duke ndarë gëzimin me mbarë shoqërinë e tij.