Delegacioni i Lëvizjes BESA, i përbërë nga Bilall Kasami, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi u takuan me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishic. Në këtë takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtmin e bashkëpunimeve me parti të përafërta programore në Kroaci.
Kasami e njoftoi znj. Barishiç për rolin e Lëvizjes BESA si një opozitë konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /SHENJA/

