Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Turqisë, prof. dr Zuhtu Arsllan, prej sot deri më 31 janar, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë vizitë pune në Republikën e Turqisë.
Delegacionin, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, e udhëheq kryetari i Gjykatës, Sali Murati, ndërsa në përbërje të gjykatësve janë Elena Gosheva, Jovan Josifovski dhe dr. Osman Kadriu.
Në suaza të vizitës së punës do të këmbehen mendime dhe përvoja për çështjet juridike kushtetuese aktuale nga interesi i veçantë për të dy gjykatat dhe atë për arritje nga fusha e të drejtave të njeriut në Turqi me vendosjen e ankesave individuale si bar juridik para Gjykatës Kushtetuese turke dhe efekti i mekanizmit “ankesë individuale” në lidhje me ankesat e parashtruara kundër Turqisë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe mbrojtja e lirive themelore dhe të drejtat në sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kthim të veçantë në praktikën gjyqësore kushtetuese dhe sfidat para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përveç pjesës së punës nga takimi, Delegacioni do të mbajë edhe takime të shumta me përfaqësues të autoriteteve më të larta gjyqësore, ndërsa do të pritet edhe nga kreu më i lartë shtetëror i Republikës së Turqisë.
Vizita, siç thonë nga Gjykata Kushtetuese, realizohet në bazë të Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim bilateral, sipas të cilit deri tani janë organizuar shumë ngjarje dhe ka për qëllim thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të afërt dhe miqësor ndërmjet dy Gjykatave.