Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka paralajmëruar se do i ndalojë hyrjen në shtetin e Kosovës presidentit serb, Aleksandër Vuqiç.
MPJ thotë se atij nuk do i lejohet hyrja në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me datën 6 tetor.
Këshilltari i Ministrit për Punë të Jashtme të Kosovës, nëpërmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Vuqiç dëshiron ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve për të frikësuar serbët e Kosovës. Jetlir Zyberaj, që është këshilltar i Behgjet Pacollit, ka thënë se kjo deklaratë e Vuqicit është një provokim.
“Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë”, thotë ai.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb.
Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë.
Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën.
/Gazeta Express/



