Kryeministri Edi Rama, pas mbarimit të fjalimit të rektorit të UBT në degjesën para grupit parlamentar të PS lidhur me skandalin e këtij universiteti, u shpreh se Fatbardh Sallaku nuk u ftua “për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 personat që janë marrë me masë sigurie pa gjyq”.
Rama u shpreh se ka një reagim nga ana e Afrim Krasniqit, një individ i shoqërisë civile, duke iu përgjigjur: “As zoti Afrim dhe asnjë largim tjetër nuk konkurron dot me asnjë formë me këtë parti, me këtë mazhorancë qeverisëse, përsa i përket luftës për të patur një drejtësi të drejtë dhe të pavarur. Po të mos ishte kjo parti, zoti afrim dhe zoti largim nuk do të shikonin kurrë hetime vip në Shqipëri, nuk do të shikonin kurrë një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht, vendosmërisht, me patriotizëm, ka tërhequr duar komplet nga drejtësia dhe ka pranuar që në trupin e vetë të bëhen të gjithë eksperimentet e sallës së operacionit kundër korrupsionit.”
Edi Rama: Do të ndaja disa gjëra sepse, shoh një përpjekje të madhe për të errësuar një të vërtetë, që nuk duhet ta luajë topi. Kjo parti, kjo shumicë qeverisëse, unë personalisht, jemi të vetmit garant të reformës në drejtësi.
Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë me rektorin, pa patur një sërë reagimesh dhe kam dy reagime që kam këtu me vete. Njëri është reagim i Afrim Krasniqit, një individ i shoqërisë civile, i cili akuzon për shkelje kushtetuese dhe ligjore, këtë takim publik që ne bëjmë.
Tani, ky është një opinion, ka shumë opinione, por unë po i jap disa përgjigje jo vetëm zotit Afrim po të gjithë atyre që mendojnë si atij. Dhe mbi të gjitha atyre në radhët e të pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër, ndërkohë që ajo që ne kërkojmë është një drejtësi e pavarur dhe europiane.
Nuk e di se ku e gjen zoti Afrim…flasim për strategji elektorale, për të minuar punën e drejtësisë… paraqet si fakt një fantazi të tijën. Dhe këtu fillon problemi i madh me kanalet dhe portalet ku rëndom opinionet shiten si fakte. Nuk kemi asnjë strategji elektorale për të penguar një hetim. Rektori nuk u ftua për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 personat që janë marrë me masë sigurie pa gjyq dhe as ne nuk kemi aprrë përsipër për asjë rast ,të themi cili është i fajshëm dhe cili i pafajshëm. As zoti Afrim dhe asnjë largim tjetër nuk konkurron dot me asnjë formë me këtë parti, me këtë mazhorancë qeverisëse, përsa i përket luftës për të patur një drejtësi të drejtë dhe të pavarur. Po të mos ishte kjo parti, zoti afrim dhe zoti largim nuk do të shikonin kurrë hetime vip në Shqipëri, nuk do të shikonin kurrë një forcë politike në pushtet e cila vullnetarisht, vendosmërisht, me patriotizëm, ka tërhequr duar komplet nga drejtësia dhe ka pranuar që në trupin e vetë të bëhen të gjithë eksperimentet e sallës së operacionit kundër korrupsionit.