BDI- Dega e Çairit i është përgjigjur Viras Ganiut, i cili tha se Çairi në një anë ishte bastion i BDI-së, nga ana tjetër ishte dhe është bastion i Izet Mexhitit, kështu që ai në një mënyrë ka qenë “thes boksi” gjatë gjithë kohës.
Nga Dega Çair thonë se ai nuk ke qenë “thes boksi”, por ka qenë dhe është thes i parave të pista nga ndërtesat e paligjshme që kanë mbërthyer Çairin.
Më poshtë po e përcjellim të plotë reagimin e Degës së Çairit:
Visar Ganiu, Kryetar i Çairit, paska thënë në një intervistë:
“unë kam qenë thes boksi mes BDI-së dhe Izet Mexhitit.”
Jo Visar, ti nuk ke qenë “thes boksi”, por ke qenë dhe je thes i parave të pista nga ndërtesat e paligjshme që kanë mbërthyer Çairin, që kanë shndërruar Çairin në xhungël të ndërtimeve të paligjshme dhe korrupsionit dhe që kanë krijuar kushte për një tragjedi si ajo e Koçanit përshkak ndërtesave pa leje dhe pa standarde në një masë që nuk është parë më parë.