I ftuari i emsionit të sontshëm në Tv 21 #Click Plus Alebrt Musliu mendon që koncepti “Fituesi me Fituesin” ështe pikërisht ç’eshtje relative , nuk dua te mendoj në krize poltike, ndaj siaps meje nuk duhet ky princip të jetë më i fortë se vetë platforma shqiptare, përcjell Almakos.
Ndërkaq, Jeton Shasivari profesor univerzitar dekalron që kjo marrëveshje shqipatere është promovuar dhe në ’97-ën ku VMRO tallej atëbotë me shqiptarët dhe platformën e atëhershme. Me pas kemi marrëveshjen e marsit të pa verfikuar as nga përmbajtja. Gruevski atë kohë demantoj dhe ka mohuar zëra se egziston si e tille.
Mënyra e formimit të qeverisë nuk mund të rregullohet me norma të shkruara kushtetuese aq më pak me marrëveshje të kontestueshme, ndërkaq nëse është parimi “Fituesi me Fituesin” korekt, nuk ka shembuj nga praktika kushtetuese ku kjo të zgjidhet e parashihet me normën juridike. Gjithçka mvaret nga potenciali i asaj partie dhe kapaciteti që të ketë një besim më të gjërë në parlament.
Ky parim “Fituesi me Fituesin” është shumë i kontestushëm nëse kemi më të vërtet shumicën aspolute të deputetëve në parlament, deklaron Shasivari.
Naser Selmani, kryetar i shoqatës së gazetarëve mendon që ky parim që e riaktualizon BDI është i pazbatueshëm për shkakë se në bllokun shqiptar nuk kemi një fitues shqiptar. Kampi shqiptar është me 10 mandate nga BDI dhe 10 nga opozita. Situata është me e ndërlikuar nëse shikohet numri i votave ku BDI mban 85 mij vota dhe opozita 100 mij e sa, ndaj BDI nuk është fituese dhe nuk mund të përfaqësoj shqiptarët.
Ç’eshtja e dytë është nënshkrimi i deklaratës të partive politike shqipatare në Tiran, ku BDI e ka kompromituar këtë parim. BDI u ka sjell dëme qytetarëve shqipatar në Maqedoni, qoft për shkak të degradimit të pozitës të shqiptarëve, largimin e vendit nga kursi euroatlatik, raportet me fqinjë, kështu që ne kemi dështime në të gjitha drejtimet e kësaj qeverie. E gjithë kjo është një justifikm bosh që nuk i hyn në punë askujt. Mesazhi i deklaratës është i qartë, BDI me cilën do parti që do bëj kualcion nuk guxon ta bëj pa konsultim me të dy partitë opozitare që i dhanë mbëshjtetje.
Blerim Hyseni, mendon se parimi “Fituesi me Fituesin” duhet të vlej edhe tani për t’i ikë situatës 2006-2008 , ky parim vlen për vazhdimin e funskionimit të shtetit, tek e fundit ai që ndan mandat është Presidenti i shtetit, mandati ju dha VMRO-së dhe deri më datë 29-ë kjo parti do mësojmë nëse do mund të bëj qeverinë. Me rëdësi është pala shqipatare të respektoj platformën dhe të bëhet kualicion me partinë që mbështet këtë deklarat. Duhet të gjitha mundësitë të janë të hapura , mund te bëhet zgjidhje për të gjitha c’ështjet edhe atë të ghuhës edhe PSP-së. Përshembull Prokurori i Përgithëshëm t’u takoj partive poltike shqipatre përfundon Hyseini, transmeton Almakos.

