Ligjet speciale në parim gjithmonë bartin një dozë dyshimi për korrupsion të mundshëm, theksojnë nga Instituti për Demokraci. Sipas tyre, nuk është e drejtë që qeveria të shtyjë me këmbëngulje ndryshimet ligjore në lidhje me ndërtimin e shpejtë të korridoreve 8 dhe 10-D, pavarësisht reagimeve nga të gjitha palët e tensionuara. Ata presin që Qeveria si palë kontraktuese dhe deputetët si propozues të ndryshimeve të japin një shpjegim se përse nevojiten ato, me theks të veçantë në atë që është me interes strategjik dhe kombëtar. Ata gjithashtu rekomandojnë miratimin në procedurë normale parlamentare.
“Ligji për prokurim publik u anashkalua me ligjin special. Tani ka përjashtime në ligjet ekzistuese dhe përsëri parashikohen përjashtime dhe kjo në vetvete është rrezik për korrupsion, por tregon edhe probleme të mundshme në të ardhmen.”, – deklaroi Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci.
Nga Shoqata e Juristëve të Rinj, konsiderojnë se në këtë rast po punojnë kundër parimeve ligjore. Ata thonë se ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës së paku duhet të bëhen në koordinim me Sindikatat dhe Odën Ekonomike.
“Kemi një rast kur diçka po futet nga një derë e vogël me ndryshimin e ligjit për marrëdhëniet e punës, diçka që bie ndesh thelbësisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimet janë përfundimtare, përmbaruese dhe kryesisht të synuara, pra efekti i drejtë i këtij vendimi është ndaj të gjithëve. Ligjvënësi është i lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj ligjvënësit dhe propozuesit e këtij ligji të propozuar, me këtë propozim shkojnë në kundërshtim me atë që ka dhënë më parë vetë Gjykata Kushtetuese.”, – theksoi Goce Kocevski nga Shoqata e avokatëve të rinj.
Për momentin, nga shoqëria arkeologjike thonë se janë të kënaqur sepse propozim-amendamentet e Ligjit për arkeologji janë tërhequr, por thonë se nuk mund të jenë të sigurt se do të mbetet kështu.



