Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor si dhe Komisioni Ligjvënës-juridik.
Në rend dite të seancës së Komisionit për zgjedhje dhe emërime është Debati publik për kandidatët e paraqitur për anëtar të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Në shpallje janë paraqitur tetë kandidatë, të cilët sot gjithashtu duhet të marrin pjesë në debatin publik para deputetëve.
Në Komisionin Ligjvënës-juridik do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci-Shtip dhe aksin rrugor Kërçovë-Ohër, në lexim të dytë, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.