03 October
Këshilli Gjyqësor larg syve të opinionit ka dhënë vlerësime për punën e kryetarëve të gjykatave. Në web-faqen e Këshillit Gjyqësor ekzistojnë vetëm biografitë e kandidatëve të zgjedhur për kryetarë gjykatash, por jo edhe biografitë e kandidatëve të tjerë. Raportin që ky institucion duhej ta dorëzonte në mars, e ka dorëzoi në korrik. Këto janë disa nga vërejtjet e Institutit për të drejtat e njeriut në raportin e monitorimit të Këshillit Gjyqësor në periudhën maj-korrik 2017. Prandaj ekspertët kërkojnë më shumë transparencë dhe pavarësi të këtij institucioni të rëndësishëm për reformimin e gjithë sistemit gjyqësor.
Ajo që është veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë kohore është nevoja e ekzistimit të transparencës më të madhe, nevoja e prezentimit të atyre që janë probleme jo vetëm për opinionin, në të njëjtën kohë mendoj se kjo në masë të madhe do të ndihmojë edhe në realizimin e tanishëm të asaj që nënkupton draft- strategji, të asaj që nënkupton redaktime ligjore dhe plotësim të vërejtjeve- tha Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeriut.
Janë shkatërruar bazat e pavarësisë dhe autonomisë së Këshillit Gjyqësor, që dmth se para nesh është një periudhë kohore në të cilën patjetër të normalizohen aktivitetet, respektivisht hapat dhe të merren masa serioze të “updejtohet” do të thosha puna e Këshillit Gjyqësor përmes vendosjes së një koncepti të ri, që do të jetë garancë e pavarësisë dhe autonomisë- deklaroi gjykatësi Llazar Nanev.
Zv/Ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski tha se ministria ka marrë parasysh të gjitha raportet ndërkombëtare dhe ka përgatitur një draft-strategji të reformave në gjyqësor, plan aksionar për realizimin e të njëjtit dhe dy propozim ligje. Edhe atë për bartjen e kompetencave nga Këshilli i fakteve në Këshillin Gjyqësor dhe me propozimin tjetër që parashikon ndryshime në të drejtat e Këshillit dhe gjykatësve gjatë procedurës së shkarkimit.
Risi është që procedura për shkarkim eventual të një gjykatësi të caktuar do ta udhëheqin tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor, që do ta realizojnë gjithë procedurën, por pastaj nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në votimin për shkarkimin eventual me anëtarët tjerë të Këshillit Gjyqësor. (24:02-24:14) Parashikohet edhe dyshkallshëmri e procedurës, ku Gjykata Supreme do të vendos pas ankesave të gjykatësve- deklaroi Oliver Ristovski, Zv/ministër i Drejtësisë.
Këshilli Gjyqësor sipas dispozitave ligjore është organ i pavarur dhe autonom që siguron dhe garanton pavarësinë e gjyqësisë, respektivisht sundimit të ligjit. Mirëpo për punën e tij ka pasur kritika serioze në numrin më të madh të raporteve ndërkombëtare.
Anesa Salihu

