Kryetari i Asociacionit të prokurorëve amerikan David Laband, konsideron se formimi i Prokurorisë Speciale është vetëm hapi i parë drejtë zgjidhjes së rastit me materialet e përgjuara në Maqedoni, ndërsa do të vijojë formimi i Gjykatës Speciale për zbatimin e hetimeve, transmeton “Zëri i Amerikës”.“Nëse ka një gjykatë publike, të cilës mund t’i besohet, kjo do të ishte mënyrë më e mirë, sepse Gjykatat speciale, të cilat janë jashtë sistemin të rregullt të drejtësisë, mund të sjellin që edhe më tepër të rritet mosbesimi i qytetarëve ndaj Qeverisë” – ka deklaruar Laband.
Sipas Kryetarit të prokurorëve amerikan Laband, rasti me materialet e përgjuara është tejet i rrallë, përcjell Fakte. “Të harxhoni 50 milionë dollarë para publike që të shkoni në Izrael dhe të bleni pajisje, të përgjoni 20 mijë njerëz, dhe në fund të gjitha informacionet të dalin mu nga përgjimi i juaj, është një ironi e vërtetë. Në fakt, ata e kapën vetëveten.” – ka shtuar Laband, i cili është i bindur se nëse hetimet nuk vërtetojnë përgjegjësi, do të bllokohet edhe procesi i integrimit euroatlantik i Maqedonisë.