Grupi këshillues i LSDM-së dhe koalicioni në Këshillin e Qytetit të
Shkupit sot shtroi iniciativë për ndërprerjen e aktiviteteve ndërtimore të Rrotës panoramike e cila ndërtohet në shtratin e lumit Vardar.
“Rrota panoramike është në kundërshtim me Planin urbanistik të detajuar për Ring të vogël të Komunës Qendër i cili është sjellë në fillim të këtij viti me çka lihet jashtë fuqie Plani urbanistik i detajuar nga viti 2010. Me ndryshimin e PUD, të gjitha objektet të cilat nuk kanë përfunduar janë
ndërtime të egra dhe duhet të ndalojnë ose të mënjanohen, ndërsa ato të cilat nuk kanë filluar nuk do të marrin leje për ndërtim”, tha në konferencë shtypi Dragi Davçevski, koordinator i grupit të këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit.
Ndryshimi i pushtetit qendror, siç tha, çon drejt ndërprerjes së të gjitha mjeteve të të gjitha institucioneve të cilët në formë donacioni janë dhënë për ndërtimin e rrotës së projektit, NPT Shkup.
Pyeti që të përfundojë ura e cila, siç tha, është në fazën e kaluar dhe të shfrytëzohet si urë këmbësorie, ndërsa gjithçka që është mbi urën të konservohet dhe të mbrohet ndërtimi nga
shkatërrimi.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Morën peng një 52-vjeçar për disa orë, në kërkim dy të rinj! Përparim Mehmeti u mbajt në një banesë…
- Edhe banorët e Strugës ankohen për ndotje të madhe për shkak të mbeturinave
- Me 20 milionë euro do të rindërtohet Salla Universale në Shkup! Do të ketë 1,200 ulëse, për përdorim do të lëshohet në vitin 2028
- Asgjësohen mijëra kilogram drogë dhe qindra armë, Toshkovski: Droga dhe armët nuk kanë vend në shtetin tonë
- Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!
- 68-vjeçari nga Banjica e Poshtme sulmohet fizikisht për shkak të parkimit
- 20-vjeçari nga Çegrani lëndohet pas tentativës për sulm me thikë
- Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!