Deputeja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedoni tha se Qeveria aktuale e ka rritur çmimin e energjisë për 30%, në tre faza, përcjell in7.
“Masat janë ndërmarrë si rezultat i ritjeve të çmimeve enorme dhe këto çmime të cilat janë rritur dhe momenti kur janë marrë masat jam shumë e bindur që nuk kanë arritur as ta mbulojnë nivelin e çmimeve që kanë qenë para se të rriten çmimet në këtë formë.
Për shembull ta marrim ta marrim çminin e energjisë elektrike nëse marrim prej muajit gusht të vitit 2020 kur u rrit çmimi i energjisë elektrike për 7,4% pastaj kishim rritjen tjetër në korrik të 2021 kur u rrit për 12,36% pastaj kishim rritjen tjetër prej 9,5% në janar të 2022 e kështu me radhë dmth krejt po ti mbledhim bashkë rritjet të cilat kanë ndodhur dy vitet e fundit 30% kemi rritje vetëm të çmimit të energjisë elektrike.
Mos flasim që me rritjen e fundit u hoq nga përdorimi edhe tarifa e lirë gjatë ditës që qytetarët sidomos ata më të goditurit e shfrytëzonin dhe e ruanin për ta përdorur.
Që do të thotë nëqoftëse ne do të kthejm në kohën pra në gushtin e vitit 2020 do marrim çmimin e atëhershëm dhe dhe një faturë psh me 600kw/h të harxhuar 300kw/h të supozuar me tarifën e lirë dhe 300kw/h me të shtrenjtën psh në atë kohë nëqoftëse do ishte bërë zvogëlimi i TVSH-së sepse ne si Aleancë për Shqiptarët vazhdimisht kemi bërë thirje edhe atëher që të kemi ulje të TVSH-së nga 18% në 5% megjithatë ne nuk kërkonim që të rritet çmimi po pastaj të bëjmë uljen e TVSH-së po kërkonim në atë bazë me atë çmimim që ishte të kishim ulje të TVSH-së. E në atë rast ulja e TVSH-së me çmimin e atëhershëm do të kishte kontribuar psh në një faturë me përmasat të cilat i përmenda do të kishte bërë të mundur që qytetari të paguante psh 780 denarë më lirë.
Megjithatë pas rritjes prej 30% të çmimit të energjisë elektrike vetëm nga gushti i vitit 2021 dhe gjer momentin që po flasim, një faturë qytetari tani më me gjithëse tani TVSH-ja është ulur nga 18% në 5% përsëri fatura është më e shtrenjtë për 450 denarë. Imagjinoni në dy drejtime është dëmtuar qytetari, është dëmtuar njëher si qytetar i vendit sepse është dëmtuar buxheti për faktin që megjithatë edhe buxheti është xhepi i qytetarit dhe nga ana tjetër është dëmtuar si pasojë e rritjes së vazhueshme që e kemi pasur të energjisë elektrike.
Ne vazhdimisht kemi këruar që TVSH të zvogëlohet për energjinë elektrike por po e përsëris ne nuk kemi kërkuar në asnjë moment që të kemi një rritje të këtillë maramendëse të çmimit të energjisë elektrike.”, theksoi deputetja Dauti/in7.tv/