Kreu i komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski ka deklaruar sot nga komuna e Tetovës se zgjedhjet në Tetovë, Mavrovë – Rostushë dhe në Qendrën Zhupë po shkojnë sipas planit dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar, edhe pse në mëngjes ka pasur disa minuta vonesa në disa vendvotime, si pasojë e problemeve me aparatet biometrik dhe materialin propagandues i cili, në disa vendvotime në Tetovë ishte ngjitur vetëm në gjuhën shqipe.
“Konstatuam se votimi shkon në mënyrë të qetë ashtu siç duhet me atmosferë demokratike. Pati pengesa të vogla teknike por u eliminuan menjëherë, ku në ca vende përdoreshe grafiti në vend të stilolapsit. Gjithçka shkon si duhet. Në disa vende kishte afishe vetëm në gjuhën shqipe që është lëshim teknik dhe iu thamë që ti vendosin të jenë në dy gjuhë. Këto janë detajet e vogla që i Konstatuam. Tani do ua them edhe rezultatet deri në ora 11 e 30.
Në Mavrovë dhe Rostushë 14,11 për qind, ose 1404 votues kanë dalë. Qendër Zhupë, 14,47 për qind, ose 1.035 votues dhe në Tetovë 6,71 për qind , ose 5642 votues. Deri më tani kemi 20 ankesa për të drejtën e votimit ku gjysma e tyre janë zgjidhur ndërsa të tjerat janë në procedurë pra sipas Ligjit”, tha Aleksandër Dashtevski, Kryetar i KSHZ.
Data 22.05.2025
Aktuale
- Filipçe: Me huamarrje të re prej 6 miliardë eurosh, borxhi publik do të kalojë 115% të BPV-së
- Seanca për dosjen 5D/ Avokati i Redi Mollës: I takon organit të akuzës të thërrasë sa dëshmitarë të dojë për të provuar akuzën! Prokurori: Të pezullohen afatet e paraburgimit
- Mickoski për Danellën dhe ndërtimet pa leje: Le të veprojë, nga filozofimi dhe retorika boshe populli nuk ka përfitime!
- Luis Enrique: Më pëlqen shumë si luan Interi
- Sulm fizik në një qendër tregtare në Tetovë, 77-vjeçari rrihet dy persona
- Rrahje në Burgun e Tetovës, 25-vjeçari sulmohet fizikisht nga një i burgosur
- Ambasadori Meidani takon Edi Ramën: Gjithmonë një hap para!
- Analiza/ Eduard Halimit: Pikëpyetjet mbi ekzekutimin e masave të sigurimit në operacionin “URA” dhe rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për SkyECC!