Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka përfunduar hetimet për kompanitë të cilat me mashtrime fiktive kanë dëmtuar buxhetin dhe kanë marrë shuma të larta si kthim të TVSH-së nga buxheti. I gjithë dokumentacioni është dorëzuar deri te organet hetimore, Prokuroria Publike dhe Policia Financiare. Siç njoftoi drejtoresha e DAP, Elena Petrova, bëhet fjalë për 10 kompani, ndërsa shuma për mospagesë të tatimit është 4 miliard denarë. Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi gjithashtu se qytetarët do të mund të marrin vërtetim elektronik për gjendjen e të ardhurave të realizuara, dokument i cili u nevojitet për stipendi, për lidhje të kontratave të punës, për ndihmë sociale, për adoptim të fëmijëve e të tjera. Këtë dokument do ta pranojnë edhe bankat gjatë miratimit të krediteve. /Alsat.mk
Data 02.10.2026
Aktuale
- Nismë e përbashkët e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, me mbështetjen e BE-së për regjistrimin e Liqenit të Prespës UNESCO
- Kërcënon bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 51 vjeçari nga Pallatica
- 35 vjeçari nga Çegrani kërkohej nga Prokuroria dhe Krimit dhe Korrupsionit, dërgohet në paraburgim
- Kapet i riu nga Tetova, i kërkuar për vuajtje dënimi me burg
- 24 vjeçarja nga Koçani sulmohet në Mavrovë nga i dashuri, pëson edhe miku i saj
- Kapen 700 gramë hashash nga Spanja, arrestohet i dyshuari nga Tetova
- Mbeti pa BMW-në, kapet duke e drejtuar pa leje
- Është gjetur kokainë te një 23-vjeçar nga Ohri



