Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska, tha se banorët e Çairit, kanë shumë problem elementare, ndërsa shtoi se që nga dita e parë si kryetare e re e Qytetit të Shkupit do të punojë për të gjetur zgjidhje për këto probleme, ndërsa shtoi se nuk do të kalojë shumë kohë dhe qytetarët do të shohin rezultatet e punës.
Duke folur për ndërtimet pa leje, Arsovska, tha se nuk duhet lejuar që për disa persona mos të vlejë ligji.
“Nga ana ime do të jetë përpjekje është që këto probleme të zgjidhen përfundimisht dhe këtyre personave që janë brenda atyre ndërtesave tu zgjidhet përgjithmonë. Që përsëri kjo mos të ndodhë, do të duhet të ketë respektim të ligjeve. Kjo posaçërisht në Shkup, duhet të jemi shembull se si institucionet dhe njerëzit duhet të sillen”, tha Danella.
Danella Arsovska tha se shpreson se zgjedhjet do të jenë të qeta dhe korrekte.
“Nga ajo që pamë në rreth të parë, kishim zgjedhjet ku qytetarët e dhanë votën aty ku dëshirojnë, ndërsa shpresoj se kjo do të ndodhë edhe në rrethinë e dyte”, tha Danella.