Dallime të mëdha në çmimet sipas të cilave janë blerë produkte dhe shërbime të njëjta, tregon indeksi i 17 i racionalitetit, që e përpunoi Qendra për Komunikime Civile, në bazë të 53 tenderëve që i kanë zbatuar 48 institucione në nivel kombëtar dhe në nivel lokal në vitin 2016 dhe 2017.
Dallimi më i madh në çmim është evidentuar në furnizimin e uniformave verore të punës, ndërsa në furnizimin më të vogël të sistemeve për infuzion. Uniformat verore të punës, ndërmarrjet komunale i kanë blerë në çmim prej 424 deri në 2.773 denarë, me çka çmimi më i lartë është për 554 për qind më i lartë se ai më i ulët, ndërsa çmimet dimërore prej 1.124 deri në 4.602 denarë, me çka çmimi më i lartë është për 309 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Nallanet janë blerë me çmim prej 718 deri në 2.183 denarë, me çka çmimi më i lartë është për 204 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Mirëmbajtja e higjienës në sipërfaqet e brendshme të punës u ka kushtuar institucioneve shtetërore prej 30 deri në 103 denarë për një metër katror në muaj, ndërsa çmimi më i lartë është për 243 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Sistemet e infuzioneve janë blerë nga institucionet shëndetësore me çmim prej 5,78 deri në 9,98 denarë për një sistem, me çka çmimi më i lartë është për 73 për qind më i lartë se ai më i ulët.
Data 04.02.2026
Aktuale
- Kuvendi për provimin e jurisprudencës: Gashi e ka pranuar peticionin e studentëve, ia ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë
- Çmimi i arit: Rritje e papritur dhe rënia e shpejtë – Çfarë po ndodh në tregun global?
- Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj
- “Prindërit prej kohësh në burg”/ Vrasja e 22-vjeçares me thikë, arrestohet vëllai i saj i madh, ishte pjesë e grupit kriminal
- Mot i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor
- Këmbimi valutor 4 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- “Gjyqtarët kërkojnë 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes” – Rama: S’ka ligj e Kushtetutë që ua jep këtë të drejtë! Arritën në pikën që të sulmojnë publikisht qeverinë
- E rëndë/ Adoleshenti godet me armë mësuesen, ajo përfundon në spital

