Deri në orën 13:00, në gjithsej 209 vendvotime, nga gjithsej 215 vendvotime ku zhvillohen zgjedhje në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, dalja është 11.217 votues apo në përqindje, jehona e votuesve është 8.90 %, raporton SHENJA.
- Vrapçisht, kanë votuar 2.613 votues, përkatësisht 9.58 %.
- Gostivar, kanë votuar 7.043 votues, përkatësisht 8.74 %.
- Qendër Zhupë, kanë votuar 500 votues, përkatësisht 6.61%.
- Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1.061 votues, përkatësisht 10.03 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 13:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:
- Vrapçisht, e rritur për 2.35 %.
- Gostivar, e zvogëluar për 2.92 %.
- Qendër Zhupë, e zvogëluar për 5.36 %.
- Mavrovë dhe Rostushë, e zvogëluar për 4.42 %.
Në vendvotimin 0782 në Qafë në Komunën e Gostivarit nuk ka votime, shkaku i kushteve atmosferike.
Zëdhënësi i KSHZ-së tha se në Qendër Zhupë 05/71 dhe disa vendvotime të tjera vonesa e hapjes së votimeve është deri në 40 minuta, prandaj edhe nuk ka vazhdim të votimit.
Në disa vendvotime në Gostivar dhe Mavrovë Rostushë, ka vonesë më shumë se një orë të hapjes së vendvotimeve, prandaj do të vazhdojë për aq sa ka zgjatur vonesa.


