Projekti “Një rrip – një rrugë” dy mundësi të gjera për afrimin e
Evropës dhe Azisë në kuptim të promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me ç’rast rol udhëheqës në këtë detyrë do të kenë agjencitë e lajmeve, është konstatuar në konferencën “Rruga e re e mëndafshtë” që u mbajt në Selanik në organizim të përbashkët të agjencisë kineze të lajmeve
Ksinhua dhe ANA greke, ndërsa në të cilën mori pjesë edhe Agjencia informative e Maqedonisë – MIA.
Drejtori i përgjithshëm i ANA, Mihail Psilos theksoi se në ditët e sotme digjitale mbi 80 për qind e lajmeve të cilat transmetohen janë produkt i agjencive të ndryshme të lajmeve, ndërsa vetëm 20 për qind janë përmbajtje mediale të tjera.
Nënkryetari i Ksinhua, Zhao Sutang tha se Pekini zyrtar në bazë të strategjisë “Një rrip – një rrugë” planifikon investime në vlerë prej disa miliardë eurosh përgjatë rrugës historike të mëndafshtë e cila i
lidh Kinën dhe Evropën.
Zëvendësdrejtori i MIA-s, Halit Ajdini e theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë të agjencive të lajmeve si nga Ballkani ashtu edhe të vendeve përgjatë “Rrugës së re të mëndafshtë”. Ai tha se MIA është e hapur për bashkëpunim me të gjitha agjencitë për këmbimin e lajmeve dhe mediave të tjera multimediale.
Në konferencën në Selanik morën pjesë përfaqësues të agjencive kombëtare të lajmeve nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Qiproja, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Azerbajxhani, Armenia, Kazakistani, Spanja, Italia, Polonia, Rusia dhe Turqia. Në fokus të Forumit është koordinimi dhe bashkëpunimi i agjencive të lajmeve me qëllim të përforcimit të lidhjeve të tyre komerciale dhe kulturore, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të rritjes ekonomike, rritjes së investimeve dhe përforcimi i aktiviteteve në luftën kundër papunësisë dhe çrrënjosjes së varfërisë.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Më 7 tetor pritet aktgjykimi për Merkon lidhur me emërimet e paligjshme të drejtorëve në Strugë
- Osmani: E “shkelja” Protokollin e OSBE-së për t’i dhënë mbështetje Kosovës
- Konferenca e parë “Lider biznesi”, do të debatojnë liderët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm
- Altin Dumanit i mbaron mandati, KLP nis sot procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK! Kush janë kandidatët potencial
- Filipçe: Me VMRO-DPMNE-në, shteti po i braktis plotësisht vlerat e demokracisë, barazisë dhe solidaritetit
- Kos: BE-ja është e shqetësuar për sundimin e ligjit në Maqedoni
- Kryeministri Mickoski për vizitë në komunën e Kumanovës
- E zuri pema poshtë, ndërron jetë rrugës për në spital i moshuari në Tropojë