Daja i Ali Ahmetit, Fazli Veliu që thirret në emër të Shoqatës së Veteranëve të luftës, me rastin e ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxhës (gruas së diktatorit Enver Hoxha), ka ngushëlluar këtë të fundit me anë të një posteri të përgatitur enkas për këtë ngjarje.
Ja se si e ngushëllon Fazli Veliu shoqen Nexhmije Hoxha:
U SHUA JETA E SHOQES NEXHMIJE HOXHA
Një vajzë e re e lindur në Manastir, e rritur në Dibër, e martuar në Gjirokastër, me jetë të bujshme në Tiranë, ku mbështeti familjen Gërvalla, la pas një Vepër madhore mbarëkombëtare, amanet për tu realizuar nga gjeneratat e përkushtimit për bashkim kombëtare…, thuhet në letrën ngushëlluese që daja I Ali Ahmetit ia ka kushtuar vdekjes së Nexhmije Hoxhës.
Nuk duhet harruar faktin se Nexhmije Hoxha si gruaja e diktatorit më famëkeq të kohës komunizmit ka qenë edhe figura kyçe e rrëgjimit, ndaj të cilës rëndojnë faje të mëdha për vrasje, burgosje, internime dhe ndaj të cilave vepra nuk ishte distancuar kurrë deri sa ishte gjallë, a të mos flasim për kërkim faljeje.