Daçiq të shtunën ka thënë se këto organizata janë inekzistente, dhe se Kurti sipas këtij të fundit do t’i përdorë si alibi për serbët që do të arrestojë.
“Kurti në këtë mënyrë krijon një lloj alibie për çdo serb të radhës që synon ta arrestojë dhe të kujtojmë se ekziston një listë prej 350 personash. Kujdes nga ajo që ka dalë, se duke shpallur organizatat inekzistente si terroriste, njerëzit e pafajshëm të arrestuar nga policia e tij do të akuzohen për një krim fiktiv të terrorizmit dhe do të mbahen në burg. Ai njeri me të vërtetë fantazon për fillimin e një lufte dhe, për fat të keq, nuk do të ndalet së gjuajturi koka serbe”, ka thënë ai për Kurir.
“Sigurisht që kjo nuk mjafton. Nëse vërtet ekziston vullneti që ai të vijë në vete, të tërheqë njësitë e tij speciale nga veriu, kryetarët e tij të paligjshëm nga komunat serbe dhe të formojë urgjentisht Asociacionin, por të llojit për të cilin është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, komuniteti ndërkombëtar do ta zgjidhte lehtësisht. Askush nuk ka besuar që nga dje se një Albin Kurti është kaq i fuqishëm, më i fuqishëm se gjithë bashkësia ndërkombëtare”, u shpreh Daçiq