Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Da¬çiq ka thënë se Serbia mund të ndryshoj qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, nëse Shkupi ndryshon qëndrimin në lidhje me votimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO.
“Nëse Maqedonia me të vërtet voton për pranimin e Kosovës në UNESKO, edhe pse është e vetëdijshme se kjo e dëmton Serbinë dhe popullin serb, presidentit Vuçiq do t’i propozoj, që në lidhje me emrin me të cilin e njohim Maqedonisë, po ashtu, si ata rreth Kosovës në UNESKO edhe ne ta kemi parasysh pozitën e Bashkimit Evropianë. Kjo në mënyrë direkte do të ndikojë mbi marrëdhëniet e tona fqinjësore”, ka theksuar Daçiq.
Në një deklaratë për Tanjug, transmeton SHENJA, Da¬çiq ka theksuar se Zaev, përpos me deklaratat publike se do të votojnë të përmbajtur, një gjë të tillë ia ka thënë edhe kryeministres Ana Bërnabiq në Trieste.
Ndryshimi i këtij qëndrimi, sipas tij do të ndikoj në mënyrë direkte mbi marrëdhëniet fqinjësore.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

