Alsat-M 2019-09-10T12:09:23+02:00
Anëtarët e këshillit Gjyqësor në seancën e sotme me vendim unanim kanë zgjedhur Cvetanka Periqin për gjykatëse në Gjykatën Penale, e cila kishte qenë e ranguara e parë në mesin e katër kandidatëve.
Nës senancën e sotme në pikën e rendit të ditës është poashtu edhe shkarkimi i kryetarit të gjykatës ndërsa sipas burimeve nga gjykata bëhet fjalë për kryetarin e gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.
Kryetari i këshillit, Kiro Zdravev, në deklaratë para seancës, nuk kishte precizuar nëse do të diskutojnë për shkarkimin eventual të Vangellovskit, sepse këto pika nuk janë të hapura për publikun./Alsat
Loading…




