Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova regjistroi 321 raste pozitive me Covid-19, ndërsa 5 persona humbën betejën me virusin.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.
Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.