Sulmuesi anësor Kingsley Coman ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe mënjëherë është lidhur me klube të njohura si Arsenali, Barcelona dhe Manchester City.
L’Equipe shkruan se Coman është në mesin e atyre që fitojnë shumë dhe klubi u ka kërkuar të largohen, ai ka vendosur të mos qëndrojë në klub.
Ai pritet të largohet nga skuadra e Bundesligës përpara mbylljes së afatit kalimtar më 30 gusht.
Coman ka qenë në Bayern Munich për shtatë vjet, por ditët e tij në klub duket se janë të numëruara edhe pse ai ka fituar shumë trofe me klubin.
Mediat shkruajnë se dy skuadrat e mëdha të Ligës Premier janë të interesuara për rekrutimin e 28-vjeçarit, me Man Cityn dhe Arsenalin që e duan. Barcelona dhe Al-Ahli po ashtu po e ndjekin situatën nga afër.
Coman ka ende tre vjet në kontratën e tij me Bayern Munich, kështu që ai nuk ka gjasa të largohet për një çmim të ulët.
Një huazim mund të jetë i mundshëm, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më pas për ish-lojtarin e Juventusit – i cili ka bërë 296 paraqitje dhe ka shënuar 64 gola për Bayernin deri më sot.