Shtetet e Bashkuara po dislokojnë një forcë të fuqishme detare dhe ajrore në Lindjen e Mesme, që mund të nënkuptojë se po përgatit terrenin për një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit.
Sipas raportimeve të CNN dhe CBS News të transmetuara dje, forcat e armatosura amerikane janë gati të fillojnë të godasin Iranin nga fundjava, nëse Donald Trump e urdhëron këtë.
Presidenti amerikan, i cili kreu sulme ajrore ndaj Iranit në qershor 2025, vazhdon të kërcënojë Teheranin se mund të fillojë ndërhyrje ushtarake nëse bisedimet në vazhdim nuk çojnë në një marrëveshje mbi programin e energjisë bërthamore të Republikës Islamike.
Ai i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 mbi programin bërthamor të Iranit, zyrtarisht i njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë.


