Rritja e pagës minimale dhe rritja e mundshme e pensioneve duket se nuk ka asnjë efekt. Të ardhurat më të larta janë ende vetëm një paralajmërim, dhe tashmë janë ngrënë nga çmimet më të larta. Inflacioni është në një nivel rekord, përcjell in7
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka shpërndarë një fotografi me disaa produkte bazë ushimore e deri te derivatet e naftës sesa janë shtrenjtuar.
Taravari bën krahasim se si ka qenë në janar të vitit 2021 me çmimet e janarit të këtij viti:
Janar 2021 Janar 2022 Rritja në %
Miell 1kg 31,85 den 36,31 den 14%
Buka 1kg 52.38 den 58.89 den 12%
Vaj 1l 74.52 den 98.07 den 32%
Djathi 1kg 321.48 den 330.01 den 3%
Sheqer 1kg 34.54 den 43.27 den 25%
Patate 1kg 24.83 den 33.81 den 36%
Benzinë 61.32 den 84 den 37%
Naftë 53.15 den 74 den 39%
Energjia (Tarifa e ulët) 2.99 den 3.67 den 23%
Energjia (Tarifa e lartë) 5.95 den 7.32 den 23%
Këto janë vetëm disa nga rritjet e çmimeve që kemi parë muajin e fundit gjatë vizitave në supermarket dhe sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.
Pothuajse të gjitha produktet që nuk kanë çmime të ngrira tashmë shiten me çmim më të lartë.
Përllogaritjet për pagën minimale sindikaliste tregojnë se ka një rritje të rëndë të çmimeve. Në janar ajo “peshonte” 35.811 denarë apo edhe 770 denarë më shumë se në dhjetor.
Kur u paralajmërua paga miminale më e lartë, Qeveria mburrej se me dy pagat më të ulëta mund të mbushet kjo shportë, madje mund të lihen anash para. Tani, edhe pa filluar pagesa e të ardhurave më të larta, nuk është më kështu.
Në shportën sindikale pjesëmarrjen më të madhe, me mbi 15 mijë denarë, kanë ushqimet dhe pijet, me mbi 11 mijë marrin pjesë shpenzimet për banim, kurse më të ulëta prej 745 denarë ka shëndetësia.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, inflacioni vjetor, përkatësisht rritja vjetore e çmimeve në muajin janar ishte 6.7%.
Sipas autoritetit monetar, peshën më të madhe në rritjen e inflacionit e kanë ushqimi dhe energjia më e shtrenjtë dhe pritshmëritë janë që ajo të mbetet e lartë edhe në periudhën e ardhshme. Stabilizimi është i mundur në gjysmën e dytë të vitit.
Nga 1 marsi vjen një valë e re rritjesh çmimesh. Më pas, çmimet e ngrira të produkteve bazë do të pushojnë së zbatuari. Prodhuesit dhe shitësit me pakicë kanë njoftuar rritje të çmimit në bukë, qumësht, gjalpë, mish dhe produkte të tjera ushqimore./in7.tv/