Gjatë gjithë kohës flitet për krijimin e mekanizmave të demokratizimit të shtetit. Por sa të rinjtë shqetësohen për vendin e tyre, a mendojnë ata të integrohen në strukturat euro-atlantike duke punuar për vendin, apo duke ikur, nëse gëzon vendi perspektivë euro-atlantike sipas të rinjve, klasa ppoltike- nëse i besojnë të rinjtë shqiptarë qeverisë Zaev, të quajtur reformatore, perceptimi i demitizimit të vendit për të vazhduar më tej drejt aspiratës europiane janë cëshjte që shtrohen sonte në emsionin debativ #Click PLus që emitohet në Tv 21, me të ftuarit: Vlora Reçica, Instituti për Demokraci “Societas Civillis”,Samet Shabani, Qendra pë hulumtime “Analitica”, Arlinda Baftiu, gazetare, poete dhe Sefer Selimi, Asociacioni “Democracy Lab”, njofton Almakos.
Seferi në lidhje me intesifikimin e bisedimeve të qeverisë me hapjen e komunikimit të Maqedonisë me fqinjët dhe me Bashkimin Europian, thot se i ka dhënë shtytje të re raporteve diplomatike të Maqedonisë me këto dy shtete fqinje, me të cilat ajo ka konteste të ndryshme që nga pavarësia e saj. Gatishmëria dhe mesazhet që erdhën nga këto vizita, se në raportet ndërmjet tyre nuk duhet të ketë nxitje të tensioneve, apo politika të udhëhequra nga nacionalizmat, kanë ulur tensionet. Raportet e mira me shtetet fqinje janë thelbësore në të gjithë procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe për zhvillimin e tij dhe në të mirën e qytetarëve që kanë lidhje me këto shtete. Sa më shpejt të normalizohen raportet me fqinjët tanë që janë anëtarë të integrimeve euroatlantike, më mirë dhe më lehtë do të jetë për Maqedoninë që të vazhdojë me proceset e nisura nga Qeveria e re në rrugën e inkuadrimit të vet po në ato organizata ku tashmë kanë aderuar fqinjët tanë.
“Fillimisht duhet të kthehemi tek esenca pse bëhen këto bisedime, çështja e emrit dhe integrimet..me ç’bllokimin e këtyre bisedimeve ne i hapim rrugë Maqedonisë , Bashkimi Evropian është një klub shtetesh që duhet ti plotësosh disa standarte, ndaj procesi i integrimit të Maqedonisë është interesi i qytetarve të vendit meqë drejtpërdrejt do të reflektohet në jetën e tyre, e dyta sa i takon kontekstit me Greqinë, raportet me Bullgarinë, Maqdonia hyri në një spirale të rrezikshme të vetë izolimit dhe mendoj se këto hapa që merr qevreia së pari do ti shërbejnë si katalizator për rrikthimin e fokusit të Maqedonisë drejt BE-së dhe për 3-4 vite do jemi në hapin e duhur. 2019 do të jetë vit me i mbarë për shtetin dhe do të mund ti afrohemi zgjidhjes drejt BE-së, shton Selimi në #Click Plus.
Vlora Reçica vlerëson se vetëm me politike të fqinjësisë së mirë, ne mund të përparojmë si shtet dhe shoqëri, pasi politikat e nxitjes dhe krijimit të problemeve mund të izolojnë vendin dhe këtë pa dyshim se në radhë të parë do ta ndjejnë qytetarët, të cilët duan të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Realisht, Maqedonia duhet të krijojë një politikë krejtësisht të re në politikën e jashtme, pra afrimin e Maqedonisë me vendet e rajonit dhe më tej. Kështu që, këto zhvillime i shoh si përmirësim të imazhit të Maqedonisë për shkak se deri më tani ne kishim një qeverisje jo vetëm autokratike, por edhe konfliktuoze me fqinjët.
“Nuk kemi akoma proces poltik normal, meqë akoma jemi duke dalë nga kriza, kemi qeveri të re, jemi në fazën e krijimit të politikave të reja, kemi planin 3-6-9, procesin e reformave, ç’kyçje bisedimesh me Greqinë, Bullagrinë, të gjitha këto japin shpresa që Maqedonia ecën në rrugën e duhur. Unioni Evropian është opcioni që duhet të përvijojë vendi, shpresoj që Maqdonia ti kthehet normalitetit pa nacionalizma pse jo dhe pa kampanja poltike siv ndodhi dhe me zgjedhjet e fundit këtu. Të drejtat e mija janë të rëndësishme të realizohen si qytetare fillimisht, se sa si shqiptare. Në vitin 2007 kemi 77% të popullatës që përkrahën dëshirën pë në EU”, theskoi Recica.
Arlinda Baftiu mendon se rinia është e ardhmja e vendit, është pjesa më e shëndoshë e shoqërisë e cila momentalisht po përballet me sfida të mëdha për ndërtimin e së ardhmes. Shteti duhet të mundohet me çdo kusht të krijojë një strategji të punësimit për të rinjtë dhe t’i punësojë të rinjtë, të cilët janë vërtet të shkathët në degën për të cilën kanë studiuar. Po ashtu, botërisht është e njohur se rinia është gjysma e një populli dhe tërësia e popullit të ardhshëm. Ajo është e sotmja dhe e ardhmja e çdo vendi. Mund të shpresojmë të kemi shtet të zhvilluar në të ardhmen, por vetëm nëse investohet në rini. Rinia e vendit tonë shpresoj të indoktrinohet me arsimim, moral, dhe larg monotonisë të mos bërit asgjë. Nevojitet stopim i dukurive negative që po shpërfaqen, përgjatë viteve të fundit.
“Eshtë koha që rinisë duhet ti ofrohen kushtet dhe mundësnë që kërkon, jemi të hapur me botën e jashtme dhe nuk mendoj se një rini me këtë intelekt dhe me këtë gjykim që kemi për botën e jashtme të pranojë politika nacinaliste. Rinia do të ndikojë dhe të bëhët pjesë e politikës në gjithë këtë proces, të prmovojë vlera të përbashkëta dhe energji pro evropiane”, tha Baftiu.
Samet Shabani, thot se me shumë rëndësi është që Maqedonia i ka filluar ndryshimet dhe realizmi i reformave do të ndihmojë në drejtim të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Jetojmë në një kohë kur të gjithë mundohen të punojnë dhe veprojnë në mënyrën e përgjegjësisë, duhet të heqim dorë nga formulat e stereotipit dhe pengesave për të zgjidhur problemet, integrimi i Maqedonisë duhet të bëhet se është në interes të vet NATO-s dhe BE’së.
“Bagazhi që kemi krijuar nga përzierja e vlerave nga ai lindor dhe permëndimor na bën më autentik, më të pasur. Ky aspekt kompozit me nje bagazh historik që tash përqëndrohet kah perëndimi, do të ndikojë pozitivsht tek rina, dhe në aspektin politk benefitet e saja jane konkrete dhe është e reflektuar influenca perëndimore në Ballkan, qoft dhe në Maqedon. Ky është momenti kyç ku rina mund ta gjejë veten në një prespektivë të re ku orientimi do të jetë pro vlerave univerzale humane, pra per shqipatrët lind dielli nga lindja në perëdnim, deklaroi Shabani.
Të ftuarit ndajnë mendimin se nuk ka fuqi askush t’ia marrë rinisë forcën e besimit, por “vrasja” e tyre mund të ndodhë nëse vazhdohet të ju merret ambicia dhe ëndrra e tyre për të jetuar ashtu si e meritojnë.
Retorika ditore e kënaqësisë së turmës është bërë fenomen nga i cili vështirë se mund të ndryshohet, rinia jonë totalisht në vendimmarrje i është lënë vetvetes, pothuajse mungon monitorimi, kujdesi institucional, e të mos flasim për kulturën sigurinë dhe rrugëtimin e tyre jetësor./Almakos
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1123692584427611/

