Sonte në #Click Plus drejtpërdrejt në TV21, flasin: Syrja Rushiti, deputet i LR PDSH-së dhe Gjylymsere Kasapi, deputete e LSDM-së. Të ftuarit shpjegojnë ngjarjet e 27 Prillit.
Syrja Rushiti deputet i LR PDSH-së, sqaron se pas zgjedhjes së kryeparlamenarit dhe pas preskonferencës së Zaev një turme huliganësh u futën brënda parlamentit. Situata u tensionua në moment dhe të gjithëve na zuri paniku duke mos ditur si të silleshim , me shumë ofendime verbale dhe arsyet ishin të qarta..
Kishte dhe shumë gazetar mjetet e të cilëve u shëndruan në armë të protestusëve, ku shenjë kishin Zaev. Në këtë fazë nuk pati goditje nga ana jonë, dhe mendova se nuk do jenë objkekt sulmi deputetët shqiptar, deklaron Rushiti njofton Almakos.
Gjatë gjithë kësaj periudhe u tërhoq një grup dhe hyri një grup akoma më i dhunshëm dhe atëher u desh të ndërhyjë sigurimi i Spasov i cili u detyrua të gjuan me armë, ndërkaq grupi u bënë akoma më agresiv.
“Në fillim sikur u tërhoqen dhe mendova se e bënën punën e tyre dhe do të tërhqien, më pas u fut një grup tjetër më e egër më e armiqësuar, kur sigurimi personal i Spasovskit nxorri armën zyrtare gjuajti në ajër, pas kësaj pati një shtangje të momentit të protestuesëve, ai sërish gjuajti edhe një herë atëher turma u egërsua më shumë” u shpreh Rashiti.
Derisa isha unë aty Sela dhe asnjë deputet shqiptarë nuk u sulmua. U tërhoqëm në një zyrë më të sigurtë mirëpo lëvizja ishte shumë e vështirë, i mbyllëm dyert dhe pritëm. Me telefonata dhe intervenime që bëri Xhevat Ademi arritëm të njoftojmë ministrin e brendëshme për të siguruar ardhjen e policisë që u vonua më tepër se sa duhet dhe në atë perudhë ka ndodhe siç duket sulmi ndaj Selës, në anën tjetër.
Gjylymsere Kasapi deputete e LSDM-së, rreth ditës së 27 Prillit sqaron momentet e vërsuljes së protestuesve, dramën dhe situatën e rëndë që kaluan shumë deputetë në ankth, duke mos e patur të qartë se ç’pason më pas.
..Në një moment dëgjova zëra duke cituar se Ziadin Selën e rregulluam dhe turma u vërsul drejt Pavle Bogoevskit. Unë ndodhesh afër tij ku me aq sa munda i dola në ndihmë. Ziadinin nuk e pashë por dëgjova fjalët që u përhapën për goditjet që kishte marrë. Se kur ndodhi sulmi ndaj tij akoma nuk e kam kuptuar, por flitet se duke tentuar të dalë aty dhe është zënë në pritë. Por më shumë informacione nuk i kam.
Gjendja e tij është solide, do i kthehet familjes dhe detyrave tjera politike. Falemenderojmë të gjithë shqipatërt për mbështetjen që i kanë dhënë atij, shton Rushiti në #Click Plus transmeton Almakos.