Zhvillohet debati i radhës në emisionin Click Plus të tv 21. Tema e këtij debati është në lidhje me mospërfilljen e këshillave të Faktorit Ndërkombëtarë nga ana e Presidentit Ivanov.
Mysafirë të rradhës:
Arbër Ademi, zëvendëskryeministër
Imer Selmani
Ismet Ramadani
Arbër Ademi deklaron se injorimi është gjest jo i mirë, nuk tolerohen sjelljet tejkanjoze, aq më shumë në një situatë krize të këtille. Dua të theksoj se injorimi i mesazheve të partnerëve tanë ndërkombëtar jo vetëm që nuk i kontribon zgjidhejes së situatës aktuale politike edhe institucionale në vend, por është dhe veprim i gabueshëm. Mosdëgjueshmëria dhe mos harmonizimi i akteve tona me këshillat e partnerëve tanë të rëndësishëm stretegjik është jo mirë për shkak të orientimit strategjik, anatarsimin e vendit në strukturat Euroantlatike, ndryshe nuk guxojme të mendojmë. Kemi detyrim të vazhdojmë rrugën europiane, thekson Ademi në #Click Plus, njofton Almakos.
Maqedonia ka 20 vite që ka vendosë marrëdhënie diplomatike më pas edhe kontraktuale me Bashkimin Europian. Këta janë donatorë më të mëdhenjë në RM dhe ne duhet ti orjenojmë qëndrimet tona në përputhje me to, Nato dhe Bashkim Europian.
RM i përket familjes Europiane dhe ndajmë të njejtat vlera!
“Duhet të gjejmë zgjidhje reciproke dhe dakordësi për krizën që po gjendemi në vend. Partitë politike shqiptare po luajnë rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës politike”, theksoi Ademi.
Ai tha se fajtori i kësaj krize të krijuar në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por vetë partitë politike maqedonase.
Imer Selmani shton se benefitet dhe vullneti jonë është antarsimi në Nato dhe EU, ne e dijmë se qytetarëve ky integrim u sjell shumë të mira individuale dhe kolektive, por ne sonte kemi një debat ndryshe. Ne kemi pikësynime Nato dhe Eu por nuk përfillim mesazhet e tyre, çka ndodhë me Maqedoninë dhe elitën politike e cila sot ka përgjegjsi të drejtojë anijen e Maqedonisë por që sndodhë një gjë e tillë.
Kulmi i injorimit të kërkesave është Presidenti i shtetit, Ivanov. Nuk mundet Maqedonia pafund të ngelet peng e pakicës parlamentare që mban të uzurpuar qeverinë duke përdor dhe Presidentin për mos lejimin e transformimit të qetë të pushtetit. Nuk ka rast në botë që shumica parlamentare të bllokohet të marrë timonin qeverisës. Kjo krizë institucionale tentohet të zgjatën, të zgjerohet në rrugë dhe të përfundon në probleme më të madhë ku çështjet do të duhen të shtrohen në tavolinë dhe të mbyllet me amnesti..Kërkohen 67 deputet që kanë mandatin, ata kanë obligim tashmë para qytetarëve që të bëjnë një zgjidhje nga kjo situat që rruga mos mbetet varjanta me e keqe, shton Selmani në #Click Plus.
Deklaratat e Bashkësis Europiane vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër, andaj në bazë të normave kushtetuese, zgjedhjen duhet ta bëjme vetë.
A ka forcë kjo shumicë paralamentare tash të marrë pushtetin! Dhe të shkojmë atje ku ishim përcaktuar para 25 viteve, drejt EU-së dhe Natos.
Ismet Ramadan deklaron që problemi është shume seriozë, nga krizë politke kaluam në krizë etnike dhe institucionale. Do kemi dhe krizë shumë shpejt të qeverisjes lokale. Mendoj se struktuart e kriminalizuara në krtye me Gruevskin kanë një qëllim, të faktorizohen para ndërkombëtarëve, ata faktorizimin e vetë e shohin në konflikt, duan të bëhen palë e rëndësishme për të dalë nga një krizë mëse e thellë. Eshtë një mirësi që shqiptarët e luajnë lojën mirë, meqë komunikimin me ndërkombëtarët e kanë progresiv dhe këtu ua ngushtojnë rrethin diplomatikeve, përfundon Ramadani në Tv 21 transmeton Almakos.