Në emisionin e sontshëm #Click Plus debatohet rreth takimeve mes Grupeve Parlamentare për ta zhbllokuar kuvendin, edhe sa takime do mbahen?
Përgjigjen e japin në #TV21 mysafirët: Talat Xhaferi, BDI, Fadil Zendeli, RDK – Rilindja me Besë, Ramadan Ramadani, opinionist dhe Qashif Bakiu, politikolog.
Talat Xhaferi sqaron se dje u thirr kordinim për mundësin e gjetjes së zgjedhjes për të vazhduar me senacën atje ku ka mbetë në dhejtor për zgjedhjen e komisonit “emërim dhe mandate”. Dje e kemi tejkaluar përfaqesimin e partive politike në mënyrë proporcionale, rradhitja të jetë në ralacionin 6 VMRO-së, 5 LSDM-së, dhe nga 1 BDI-së dhe BESA. Ashtu siç e parasheh rregullorja, çështja u problematizua në pikën se kujt duhet ti takojë kryesimi për komisonin “emërim dhe zgjedhje” dmth se kujt duhet ti takojë kryetari. VMRO pretendon se në aspekt historik, tradiconalisht e ka udhëhequr kjo parti, e nga ana tjetër LSDM mendon që ka shumcë parlamentare dhe duhet të udhëheq me komisonin. Nëse i referohemi praktikave parlamentare komisonin duhet ta udhëheq shumica parlamentare. Ne sot vazhduam debatin, me konsultimet partiake në ora 14 bëme pauzë dhe u shtyj afati për shkak të obligimeve të LSDM-së. Nesër në ora 11 do të vazhdojë debati, në aspekt parimor duhet shumica parlamentare ta udhëheq këtë komison por nga ana politike kjo nuk ka shumë rëndesi, (Talat Xhaferi relativizon situatën), irelevante është kush do kryeson udhëheqjen e komisonit meqë në pikëpamje funskionale nuk luan rol, deklaron Xhaferi në #Click Plus njofton Almakos.
Fadil Zendeli theskon që nga ana procedurale mbështes Xhaferin, por shtrohet çështja pse VMRO insiston në këtë komison? Momentin që s’ka marrëveshje ka rregullore në mënyrë analoge të bëhet zgjidhje. Meqë nuk zgjidhet me konsenzualitet, rregullorja parasheh me iniciativ të 21 deputetëve të zgjidhet komisoni, është mundësi tjetër kjo, vetëm që duhet të dihet nëse këta janë të interesuar të bëjnë zgjedhje të këtij status kuo. Parlamentarizimi ka rrugë ta zgjedhë, vetëm që duhet të insisitohet që ky proces të jetë gjithëpërfshirës.
Ramadan Ramadani, thekson që nuk shoh tendec për debllokim të kuvednit nga VMRO por është shtyerja ku kjo e fundit tenton të fitojë kohe. Tendencë për shtyerje, nuk kam argumente që kanë guximin të shpallin bojkot dhe të mos futen në parlament, e vërejtja e dytë, partitë shqiptare duhet të jenë shtyse në parlament. Shqiptarët me numra sjan aq vendimtar në emërimin e komsioneve por duhet të jenë nxitës të formohet qeveria, të bëjnë artikulimin politik të drejtë, albanofobinë si rast aktual.. Presioni që s’është trajtuar aspak, është presioni i zgjedhjeve lokale ku shqiptarët duhet të insistojnë të jenë të rregullta, panvarësisht se sa do zgjasë kriza në shtet, deklaron Ramadani në TV21.
Qashif Bkiu mendon se VMRO inponon një mendim të përgjithëshëm se duhet vepruar siaps tyre. Ata çdo proces ngadalsojnë që të krijojnë hapsira të reja për të penguar krijimin e qeveris së re. Të gjitha llojet e bllokadave të mundshme për ta bllokuar procesin është të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.
Vërehet edhe një nuans të bashkëpunimit mes VMRO dhe BDI-së, por besoj se Ahmeti nuk do përdor praktika nga të kaluarat që kanë dalë të dështuara dhe të pa kënaqur, gjërat duhet të ndërtohen praktikisht, LSDM të përkrah një kadidat shqiptar dhe të krijohet besimi për platformë qeverisëse, panvarësisht se cila parti do udhëheq dikasterin konkret, përfundon Bkiu transmeton Almakos.