Sonte në emisionin debativ ClickPlus në Tv21 debatojnë përfaqësues të partive politike shqiptare ku diskutojnë për mundësitë e debllokimit të Parlamentit.
Bujar Osmani, BDI
Kastriot Rexhepi, Lëvizja Besa
Syrja Rashidi, LR PDSH
Bardhyl Dauti, PDSH
A dëshiron VMRO shtet të përbashkët? Bujar Osmani, thekson se VMRO ka për qëllim të vetëm të luaj lojën e sajë, panvarësisht se cilin narativ do ta bëj, nuk ka zgjidhje të njëaanshëme, cilado ofertë që ka qenë e tillë ska patur potencial për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni, përveç atyre marrëveshjeve konsenzuale siç është ajo e Pribes dhe MO-ja.
“Pavarësisht se cilin narativ do e kidnapojë, historikisht është dëshmuar se cilado ofertë që ka qenë e njëashme, nuk ka pasur potenciual për zgjidhjen e krizës. Është pra ofertë e njënashme e cila nuk ka potencaial për të gjetur zgjidhje. Janë Marrëveshja e Ohrit, ajo e Shkupit e Përzhinës që kanë mundur vetëm të zgjidhin kriza”, ka thënë Osmani në Click plus në TV21.
“VMRO ka kidnapuar narativën e platformës për arsye të veta politike. Deklarata e përbashkët është dokument ku duhej të tejkalojë gepin e mosunfikimit të opozitës shqiptare. Kjo përçarje e partive politike duhej të tejkalohej me një dokument të përbashkët…”, ka thënë Osmani i BDI-së.
Kastriot Rexhepi deklaron që VMRO ska ndryshuar vokabular, edhe pse thirret se është mbrojtës i shtetit veprimet i ka krejtësisht të kundërta. Munduhet në formë përjashtuese të imponon një mendim se ky shtet i takon vetëm një kombi, atij maqedon, shton Rexhepi përcjell Almakos.
“Kot e ka nëse bën edhe zgjedhje të reja VMRO-DPMNE, sepse nuk do mund të gjejë partner tek shqiptarët. BESA që në fillim ka qenë parimore dhe refuzoi çfarëdo bashkëpunimi me VMRO-në…”
“Në vend që kontribojnë në daljen nga ngerçi politik, ata po punojnë në thellimin e krizës, madje ata në maniseftin e tyre kërkojnë 20 deputetë”.
Syrja Rashidi shton se në rastin Manifest, VMRO mendon se është koha e viti 1903 e jo 2017, e gjithë kjo është pjese e lojës së VMRO-së për të parandaluar një trasnformim të qetë të pushtetit.
“Platforma shqiptare e përbashkët është sublimati i platformave politike shqiptare”.
Ai tha se ka dy opsione nga kjo situatë e krijuar në Kuvend, ose kjo shumicë kjo të konstituoj formimin e qeverisë, ose të pranojmë disftatën nga pakica e 51 deputetëve.
Bardhyl Dauti veprimet e VMRO-së i klasifikon si puro nacionaliste, disi në mënyrë të tërthortë amnestohet BDIj-ja.
Ne shqiptarët i japim arsye VMRO-së që të kaluloj me eloktoratin maqedon.
Deklarata e Tiranës nuk është projekt idel politik, ne akoma merremi me barzai e ato me privilegje. Efekti i vetëm që ka prodhuar kjo platformë janë protestat e simpatizuesve të VMRO-së dhe sjelljet antishqiptare të deputetëve të VMRO-së, deklaron Dauti transmeton Almakos.