Përplasje verbale në mes zëdhënësve të partive maqedonase, Naum Stoillkovski dhe Darko Kaevski, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Në fakt ka qenë Naum Stoillkovski, ai i cili e ka ndërprerë konferencën për shtyp të Darko Kaevskit, duke i thënë se “që në moshën 30-vjeçare ka arritur që në xhirrollogarinë e tij të ketë 4 milionë euro”.
Kaevski ishte duke mbajtur konferencë, në të cilën kërkonte dorëheqje nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, pas pranimit të fajit të disa prej të akuzuarve në rastin “Titanik”.
Stoillkovski nuk e la ta Kaevskin ta përfundojë konferencën, ndërsa në një moment i kërkoi që edhe të shkojnë në zgjedhje të reja kuvendare.
Kjo përplasje verbale e dy zëdhënësve u xhirua e gjitha nga kamerat.
Mirëpo më shumë se sa për duelin mes Kaevskit e Stoillkovskit, opinioni është bë kurioz se çka po ndodhë mes LSDM-së dhe BDI-sē? Akuzat ndaj pasurimit të VMRO-DPMNE-së janë një burim i pashterrshëm për LSDM-në për të akuzuar VMRO-DPMNE-në për korrupsion. Falë ketyre akuzave LSDM fitoi edhe simpatitë e shqiptarëve dhe shumë vota prej tyre. Mirëpo pasi që pasuria e VMRO-DPMNE-së dhe e oligarkëve të kësaj partie u krijua në kohën e bashkëqeverisjes me BDI-në, ajo është temë mjaftë e nxehtë dhe e ndjeshme për koalicionin e tanishëm qeveritar që varet në masë të madhe nga votat integriste.
Prandaj edhe hapja e temës së pasurimit të VMRO-DPMNE-së, proces që ka ndodhur në kohën e bashkëqeverisjes VMRO-BDI hap dilema mos ndoshta raportet aktuale të partnerëve kryesorë janë në krizë, apo partnerët konsiderojnë se opinioni pas kaq vitesh ka harruar “kontributin” integrist për forcimin ekonomik të VMRO-së. Mbetet të shohim!