Dita e votimeve po kalon me shumë parregullsi, vlerëson Organizata joqeveritare “Civil”, aktivistë të së cilës vëzhgojnë zgjedhjte.
Kryetari i “Civil”, Xhabir Deralla, në pres konferencë tha se problemi më i madh mbetet lista zgjedhore, e cila sipas tij është në kaos, ndërsa mbi 1000 persona nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai tha se në Komunën e Sarajit është vërejtur mbushje e kutive të votimit, dhe se kanë dëshmi që është votuar në emër të katër personave të vdekur.
Deralla tha se vazhdojnë kërcënimet ndaj votuesve, ndërsa këshillet zgjedhore e thejnë procedurën zgjedhore.
“Ose nuk dinë ose nuk duan ta realizojnë në pajtim me ligjin procedurën zgjedhore”, tha Deralla, dhe paralajmëroi se votimi në grup po përjeton rënie në orët e pasditës.