Cikloni i quajtur “Florijan” që ka përfshirë rajonin e Evropës Juglindore gjatë pasdites pritet të përfshijë edhe Maqedoninë, duke shkaktuar mot të ndryshueshëm me kushte të reshjeve të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Disa zona do të përfshihen edhe nga breshëri. Enrti Hidrometeorlogjik paralajmërim që qytetarët të kenë kujdes në këtë pasdite dhe orëve të natës, sidomos në pjesën veriperëndimore dhe veriore, informon INA. Gjithashtu derisa zgjat ky mot, qytetarët duhet të shkyçin pajisjet elektrike nëpër shtëpitë e tyre dhe të përkujdesen edhe për makinat e tyre, për shkak të e erës së fortë dhe breshërit, që do të përfshijë kryesisht pjesën veriperëndimore dhe veriore. Temperatura maksimale e ditës do të jetë nga 30-37, por gjatë mbrëmjes do të ketë rënie drastike të temperaturave. (INA)
Data 28.08.2025
Aktuale
- Spartak Ngjela: Serbia para zgjedhjes mes SHBA-së dhe Rusisë, frika kryesore mbetet Kosova
- Protesta antiqeveritare në Serbi, përleshje midis studentëve dhe policisë në Novi Sad
- Tragjike në Greqi, humbin jetën në aksident dy 16-vjeçarë
- Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA
- Fermin Lopez “përplas” drejtuesit katalanas me Hansi Flick
- A do të na zëvendësojë Inteligjenca Artificiale? Shqetësimet e punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar
- Rron Gjinovci: Kjo është mundësia për me ia ndalu veprimtarinë Listës Serbe në Kosovë
- Avdyli kritikon Lumir Abdixhikun: Zhgënjyese se si mundet një kryetar….