Alsat 2019-09-20T15:50:54+02:00
Në shënimin e “Ditës pa makina” sot qindra qytetarë nisen defilenë me biçikleta nga parku “Ibni Pajko”, që gjendet pas objektit të Operas, aty ku deri pak kohë më parë parkoheshin veturat dhe në ditët e thata kishte tërë kohës pluhur. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se duke shfrytëzuar sa më shumë biçikleta për transport, kontribuohet për ajër më të pastër, më pak vështirësi për hapësira parkimi dhe më pak komunikacion.
Porositë që përcjellim deri tek të gjitha institucionet shtetërore janë që drejtuesit të mundësojnë që në hapësirat e institucioneve të sigurojnë hapësira ku punonjësit e tyre të mund të parkojnë biçikletat. Ne kemi investuar shumë në dy vitet e fundit në infrastrukturën për biçikleta që të stimulojmë qytetarët të përdorin këtë lloj transporti – tha Petre Shilegov, Kryetarë i Qytetit të Shkupit.
Por, në bulevardin “Cvetan Dimov” të njohur ndryshe si Çairçanka, ato pak qytetarë që vërejtëm më biçikleta në mungesë të shtigjeve lëviznin nëpër trotuaret e bllokuara nga veturat, mallrat e dyqaneve, e tavolinat kafeneve. Duke mos mundur të lëvizin lirshëm ata rrezikojnë edhe jetën teksa dilnin në rrugën kryesore.
“Ky drejtim është plotësisht i pasigurt. Nëse e marrim nga Radishan deri në qytet, kanë bërë vetëm një pjesë të vogël shteg biçikletash në Butel. Përndryshe nuk ke ku të dalësh me biçikletë. Këtu ka më shumë rrezik”.
“Ja këndej pari. S’ka rregull, po të kishte rregull nuk lejoheshin këto këtu. Ama rrugë s’ka, dil nga ajo anë rrugë ka sa të duash, këtu s’ka”.
“Kam biçikletë, e përdor. Nëpër trotuare, se s’ka hapësirë”.
“Po në rrugë kryesore. S’ka vend. As këtu as në Xhone Kenedi”.
Përdoruesit e biçikletave që pikë ndalesën e kishin në parkun kryesorë të qytetit, mbanin numra në bluzat e tyre. Disa prej tyre fituan dhuratë një biçikletë. Në defilenë e sotme morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme në vend, por edhe përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian.
Evi Shkopi
Loading…




