Ashtu siç edhe u paralajmëruar, prej nesër fillojnë të zbatohen çmimet e reja të cilat duhet të kushtojnë 4 denarë më shumë se sa çmimet aktuale. Strategjia është përpiluar vite më parë, kurse duke filluar nga 1 korriku i këtij vitit(sot) e deri më 1 korrik të vitit 2023, akciza do të rritet për 0.20 denarë për çdo vit. Me këtë, çmimet e cigareve brenda kësaj periudhe disavjeçare do të arrijnë çmimet e atyre evropiane. Qëllimi i shtrenjtimeve, siç u tha në arsyetimin gjatë miratimit të strategjisë, është që të ndikohet në reduktimin e pirjes së duhanit, masa këto që janë implementuar pothuajse në të gjitha vendet perëndimore. Aktualisht në vendet evropiane një pako cigare Marlboro blihet mesatarisht për 5 euro, kurse në vendet e rajonit të cilat synojnë të jenë pjesë e BE-së, çmimi Marlboros së bardhë është 2.5 euro. Përveç shtrenjtimit të cigareve, pritet të shtrenjtohet edhe akciza e alkooleve dhe derivateve. Masë kjo, që nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, mendohet se do të ndihmojë në sigurimin e fuqisë blerëse për barnat për sëmundjet e rralla.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit
- Aliu: Mbipesha është sëmundje serioze kronike e lidhur me mbi 200 komorbiditete – kyç në përballimin e saj është përgjigjja multisektoriale
- Gruaja nga Tetova denoncon ish-partnerin për përndjekje
- Sot marsh për viktimat e diskotekës “Pulse” në Koçani
- Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe u merrte para bizneseve, arrestohet 26-vjeçari! Ja si i mashtronte dhe shumat që u merrte
- VLEN para BDI-së,VMRO në epërsi të madhe ndaj LSDM-së
- Arrestohet një person nga Dobërdolli për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajsh, dërgohet në Burgun e Idrizovës
- VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

