Raporti për zgjedhjet është miratuar dhe gjatë ditës së sotme do të dërgohet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, theksoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Cicakovski.
Sipas tij, zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe votimi është zbatuar sipas standardeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR.
“Në pajtueshmëri me raportin për zgjedhjet e zbatuara, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, Lëvizja Besa ka fituar 5 mandate, Aleanca për shqiptarët ka fituar 3 mandate, PDSH ka fituar 2 mandate, LSDM ka fituar 49 mandate, ndërsa BDI ka fituar 10 mandate si dhe raportet dhe përfundimet që i ka miratuar KSHZ do të publikohen në faqen tonë, ndërsa e njëjta do të dërgohet në Parlament dhe deri te Agjencia për medie”, deklaroi Cicakovski.
Sipas kryetarit të KSHZ-së, mënyra e vërtetimit të mandateve përmes personave të autorizuar nga partitë është më i mirë sesa dhënia secilit kandidat në mënyrë të veçantë.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Aksidentohet për vdekje 16-vjeçari në Pezë, plagoset shoku i tij
- BE paralajmëron për “dimër të nxehtë” për karburantet! Frikë për rritje të fortë të çmimeve, Brukseli shqyrton masa
- AS Roma ndalon Dybala dhe Molina të marrin pjesë në lamtumirën e Messit me Argjentinën
- Kostovicova: Gjykimet për krime lufte nuk janë të mjaftueshme
- Mister rreth Cristiano Ronaldos para ndeshjes me Danimarkën, ylli portugez largohet nga stërvitja
- Brukseli propozon taksë dixhitale e cila mund të sjellë 25 miliardë euro në vit!
- Krime lufte në Mali/ Amnesty International flet hapur për torturat dhe vdekjet e civilëve nga ushtria dhe Wagner
- Florida kërkon ndalimin e zhvillimit të ChatGPT për shkak të shqetësimeve për sigurinë


