Masat nga programi IPARD po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në publik dhe te biznesmenët. Por sa dimë realisht se çfarë është saktësisht IPARD, kush mund t’i përdorë këto fonde dhe cila është procedura për të investuar me ndihmën e këtyre granteve.
Ajo që komentohet më shpesh kur përmendet IPARD apo ndonjë mbështetje nga shteti është se është e vështirë të merren këto para, pra deklarata paushall që zakonisht janë rezultat i informacionit të pamjaftueshëm apo mosbesimit në institucione, të justifikuara apo jo.
Megjithatë, informacioni i saktë për programin IPARD 2 është se ne si vend jemi lider në shfrytëzimin e fondeve dhe se paratë kanë përfunduar në investime serioze dhe modernizim të prodhimit. Kemi shembuj të suksesshëm që e vërtetojnë këtë./Lajmi i plotë.